
Pasi ishte lakuar emri i tij për te Los Blancos, vetë mbrojtësi bavarez kishte pohuar se e vetmja mënyrë që Real Madrid dhe trajneri Hozse Mourinjo të mbërrinin tek ai do të ishin bisedimet me klubin e Bayernit. Por Lahm nuk ishte më aq “i turpshëm” kur u pyet nëse mund ta shihnim në veprim në kryeqytetin spanjoll, dicka që mund të jetë e mundur.
“Unë nuk dua për të përjashtoj çdo gjë për të ardhmen time. Prandaj ekziston edhe shprehja: kurrë mos thuaj kurrë. Mourinho është një trajner i lartë, i cili ka gëzuar shumë sukses", tha ai për Bild.
Tekniku portugez është duke kërkuar të forcojë skuadrën e tij fituese të titullit në La Liga për sezonin e ardhshëm, teksa njëri prej emrave që pëlqehet shumë prej tij shtë Lahm, por trajneri i Realit të Madridit mund të ndeshë kundërshtimin e fortë nga bordi drejtues i Bajernit, nëse do të tentojë një ofertë, duke qene se kapiteni bavarez është i kontraktuar me klubin deri në vitin 2016.
Lahm është aktualisht me detyrën ndërkombëtare në “Euro 2012”, si kapiten dhe lojtar titullar i Gjermanisë, e cila mundi Holandën në një përplasje vendimtare në Grupin B, mbrëmjen e së mërkurës.