Babai i Szczensy: Wojciech ndodhet në një situatë të vështirë


Babai i  Wojciech Szczesny tha se djali i tij duhet ta harrojë atë që ndoodhi dje  dhe të rikthehet sa më i fortë për ndeshjet tjera.
“Është e qartë, se Wojciech tani është në një situatë të vështirë. Ai e di se kjo nuk ishte loja e tij më të mirë, dhe ai nuk do të luajë në ndeshjen e ardhshme (kundër Rusisë),” 46-vjeçari tha TVN 24.
“Ai mund të humbasë vendin e tij në ekipin kombëtar, por unë mendoj se ai ka një karakter të fortë.”
Maciej Szczesny foli gjithashtu rreth portjerit Tyton i cili mbrojti penalltin e shkaktuar nga Szczesny.
“Për fat të mirë ai e priti 11 metershin. Kjo ka bërë atë dhe të gjithë ekipin më të fortë Ai tani  ndjehet si  heroi i lojës. Kjo do ta bëjë atë më të fortë mendërisht”, tha ai.