
Futbollistit nga Kosova, Emir Bajrami, nuk është në formën më të mirë fizike, por thotë se do të jetë i gatshëm për ndeshjet e para.
Ai ka pohuar se do të kishte dëshirë të luante në fitoren e Suedisë ndaj Serbisë.
Futbollisti i vetëm shqiptar, në kampionatin evropian, Emir Bajrami, i cili paraqitet me përfaqësuesen e Suedisë, nuk po ndihet mirë kur ai duhet të jetë në ditët më të mira në fazën e parë të “Euro 2012”. “Jam ftohur paksa. Kemi nevojë për të fjetur, për të ngrënë dhe për të pirë. Ndiej lodhje në këmbë”, ka thënë ai. Suedia tashmë është në përgatitje për ndeshjen e parë kundër Ukrainës, e cila do të zhvillohet të hënën nga ora 20:45 në qytetin e Kievit. “Megjithatë, besoj se do të jem gati për ndeshjen e parë kundër Ukrainës. Është e rëndësishme të fillojmë me fitore”, tha Bajrami për të përditshmen suedeze Sport-Expressen. Mesfushorit të Tëentes i ka mbetur merak që nuk u aktivizua fare në ndeshjen miqësore që Suedia e fitoi përballë Serbisë me rezultat 2:1. “Kam pasur shumë dëshirë të luajë kundër Serbisë, do të ishte vërtet zbavitëse. Mirëpo, është trajneri ai që vendos”.