Barça në gjurmët e "El Tigre"

Barcelona interesohet për sulmuesin kolumbian të AtleticoMadrid, Radamel Falcao. Gazeta sportive spanjolle "Sport" shkruan se, skuadra Los Colchoneros ka kërkuar nga blaugranat disa prej talenteve të akademisë së saj ndërsa Barça si shkëmbim ka kërkuar shërbimet e golashënuesit të Europa League.

Drejtori i Atletic Madrid, Jose Luis Perez Caminero, raportohet se është i interesuar për dy prej talenteve të katalanasve: Cristian Tello dhe Sergi Roberto.

Gjatë bisedimeve me homologun e tij të Barcelonës, Andoni Zubizarreta, ky i fundit është informuar rreth situatës së Falcao dhe interesimit të Chelsea për të.