Kalimi i Douglas Maicon te RealMadrid kësaj rradhe mund të konkretizohet realisht. Pas disa tentativave të dështuara të së shkuarës, tashmë JoseMourinho mund ta ketë benjaminin e tij në Santiago Bernabeu sezonin e ardhshëm.
Kontaktet mes Inter dhe RealMadrid janë të vazhdueshme edhe me pëlqimin e vetëbrazilianit. Moratti duket se do të heqë dorë nga Maicon dhe Julio Cesar (dy heronjtë e tripletës), prandaj dhe po tenton të sjellë në San Siro Samir Handanoviç.
Problemi i vtëm për momentin është rroga e brazilianit: 5 milionë euro në sezon. Duke fituar nga kjo në lojë është futur edhe Chelsea por nuk ka asgjë konkrete. Megjithatë emisarë të Bluve janë nisur në Brazil pë të gjetur akordin para Jose Mourinhos.