Barcelona “rekruton” 6 vjeçarin brazilian


Barcelona ka siguruar shërbimet e 6-vjeçarit Artur Miani. Talenti i vogël është nga Brazili dhe prova në La Masia u bë e mundur falë motrës, e cila plotësoi formularin në emrin e tij në faqen zyrtare të klubit katalanas.
Miani mori letrën e konfirmimit nga Barcelona dhe prej muajit Shtator do të jetë pjesë e akademisë së të rinjve. “Eshtë krenari e madhe”, tha babai i 6 vjeçarit, Adilson Miani. “Luajti me fëmijë të tjerë që nuk i kishte parë kurrë më parë. Djali im mori aprovimin nga një prej klubeve më të mëdha në botë. Jam shumë i lumtur”.