
“Biskota”, sic e quajtën mediat italiane rezultatin e takimit Danimarkë-Suedi në 2004 që përfundoi 2-2 dhe la jashtë Italinë, në atë kohë e drejtuar nga Trapatoni, rrezikon të përsëritet të hënën. Por mes frikës së një marrëveshje të pashkruar mes Kroacisë dhe Spanjës, për italianët mbërrijnë lajme pozitive.
Në një sondazh të gazetës spanjolle, Marca 60.1 përqind e votuesve shprehen kundër barazimit 2-2 apo cfarëdo barazimi tjetër me Kroacinë që do të eliminonte Italinë dhe 39.9 përqind shprehen në favor. Tjetër deklaratë, është edhe ajo e mesfushorit spanjoll Xavi Hernandez. Lojtari i Barcelonës në La Liga dhe motorri që e ka udhëhequr Spanjën në triumfet e saj në Euro2008 dhe Botërorin e 2010 deklaroi nga Polonia se Spanja nuk do të përzihet në kurrëfarë “pazari” ndaj Kroacisë dhe as ka për të toleruar në lojën e saj.