Berlusconi i kundërpërgjigjet lëvizjes së Morattit

Përfshirja në lojë e sheikut Al Maktum në projektet e Milanit duket se do të jetë thelbësore për blerjen e San Siros.

Duke qenë se Interi do të nisë punimet për ndërtimin e njw impianti tw ri, Silvio Berluskoni do t’i kërkojë pushtetit vendor t’i shesë stadiumin aktual, që do ta blinte me paratë e arabëve.
Për rrjedhojë, sheikut Al Maktum do t’i njiheshin aksionet në minorancë, që do të arrinin jo më shumë se 20%.