Njërit prej futbollistëve kryesor të Francës, mesfushorit Franck Ribery nuk i ka pëlqyer shakaja e presidentit të UEFA-së, Michel Platini i cili ka thënë se Trekolorët mund të triumfojnë në Euro 2012 vetëm me kusht se futbollistët nuk dalin nga autobusi, thjesht të mos ketë bojkot.
Edhe pse deklarata e Platinis ishte bërë me humor, duke aluduar në bojkotin e ekipit gjatë Kampionatit botëror 2010 në Afrikën e Jugut, Ribery nuk gjeti arsye për të qeshur.
“A mendoni se dua të reagoj pas një deklarate të tillë? Jo, nuk dua. Për mua nuk është asgjë për të qeshur”, deklaroi Ribery gjatë një konference për shtyp.