"Bomba" e Rosell: CR7, i 12-ti në botë

"Cristiano Ronaldo? Nuk është futbollisti i dytë më i mirë në botë, është i 12-ti, 11 të parët janë lojtarët e Barcelonës". Ky është klasifikimi që i bën futbollistëve presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell, raporton "Marca.com".

Numri një i klubit blaugrana foli edhe për mundësinë që ylli portugez i Real Madrid ka për të fituar "Topin e Artë" teksa u shpreh: "Jashtë Spanjës të gjithë e dinë se trofeun duhet ta fitojë Messi, kështu që...."