Juventus transferon Elvis Kabashin për 1.8 milion euro!


Gjiganti italian, Juventus, ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me talentin shqiptar Elvis Kabashi.
Kabashi, i lindur me 20 shkurt 1994, luante me ekipin Primavera Empoli. Ka qenë vet trajneri i të rinjëve të Juventus-it, Marco Barone, ai që ka qene më këmbëngulësi që Elvisi të transferohej në Torino.
Transferi i Kabashit, i ka kushtuar Juventusit, hiç më pak se 1.8 milion euro. Në një prononcim për SportItalia, drejtuesit juventin kanë thënë se qendërmbrojtësi shqiptar, i ka premisat e një De Rosi të dytë. Vet Kabashi ka thënë se është fans i madh i Claudio Marchisio-s, i cili luan me Juventusin.
Elvis Kabashi, ka luajtur një ndeshje me Kombëtaren Shqiptare U-19, dhe ka shënuar një gol, kundër Bosnjë e Hercegovines.