Buffon: Po jetojmë ëndrrën

Portieri i Italisë, Gianluigi Buffon, ka thënë se bashkëlojtarët e tij janë duke jetuar ëndrrën dhe ka kërkuar nga ta që ta bëjnë të mundshme realizimin e ëndrrës përballë një misioni të pamundur ndaj Gjermanisë super të fortë. “Vjen momenti në jetë kur nuk mund të bësh asgjë përpos se të ndjekësh rrugën e ëndrrës. Ky është detyrim për secilin njeri”.

“Shpeshherë jemi lënë anash nga gjërat negative që na kanë rrethuar, shpeshherë jemi të detyruar të pranojmë fatin që na bëjnë të tjerët dhe shpeshherë ndalojmë së ëndërruari kur arrijmë moshën e pjekurisë dhe kur arrijmë moshën që të jemi të pavarur nga puna, e ku asgjë nuk arrin të na stimulojë”.

“Si fëmijë, unë ëndërrova të jem futbollist, si djalosh ëndërrova të jem portier i kombëtares dhe Juventusit dhe në moshën 20 vjeçare kërkova Scudetton, në moshën 25 vjeçare kërkova Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Botës, në moshën 30 vjeçare, tani fitova titullin me Juventusin dhe kërkoj Evropianin”.

“Tani duket se kemi mision të pamundur, ndoshta do të jetë, por pasi kemi ardhur deri këtu, është mirë që të dëshirojmë ta zgjasim këtë rrugëtim...drejt ëndrrës...drejt kënaqësisë. Forzza Italia”, ka shkruar Buffon në Facebook.