Nani: Largohemi me kokën lart

Anësori i Manchester United, Nani, thotë se Portugalia largohet nga Euro 2012 me kokën lart. Portugalia barazoi pa gola në ndeshjen gjysmëfinale ndaj Spanjës por humbi rastin të shkojë në finale pas gjuajtjes së penaltive.

“Ne vërtet dhamë gjithçka që kishim, dhe është vështirë të shkohet në penalti. Ne treguam shumë kualitete. Në fund Spanja thjesht kishte më shumë fat se ne”.

“Por njerëzit në Portugali mund të jenë krenar me ekipin. Ne jemi të zhgënjyer pasi merituam të ishim në finale – por mund të shkojmë në shtëpi duke i mbajtur kokat tona lart”, ka thënë Nani.