Sulmuesi i Danimarkës dhe Sunderland, Nicklas Bendtner, mendon se kombëtarja e tij e konfirmoi forcën dhe është e aftë të fitojë edhe dy ndeshjet e ardhshme të Euro 2012, kundër Portugalisë dhe Gjermanisë. Askush nuk e priste që ne të fitonim ndaj Holandës. Madje, edhe tifozët tanë kënaqeshin me një barazim. Mirëpo ne u treguam të gjithëve se jemi një skuadër e aftë për të mundur çdo kundërshtar, madje edhe një prej favoriteve kryesore të kompeticionit. Gjithçka na shkoi siç e kishim programuar, duke lejuar që ata të krijonin aksione vetjake, por pa pasur rrezen e duhur për të goditur portën. Ndërkohë, ne shfrytëzuam rastin më të mirë që patëm", deklaroi Bendtner.Pavarësisht se nuk e preku shumë shpesh topin gjatë ndeshjes, ai mendon se pati një rol tepër të rëndësishëm në suksesin e Danimarkës. Unë isha sulmues i avancuar dhe i kam mbajtur nën tension gjatë gjithë kohës mbrojtësit kundërshtarë. Ishte lëvizja ime ajo që i shpërqendroi ata në momentin e golit, duke u dhënë Krohn-Delit hapësirë në mbrojtje. Nuk ka rëndësi nëse shënoj apo jo, por që të fitojmë çdo sfidë. Madje, unë kam besim se do të triumfojmë edhe ndaj Portugalisë e Gjermanisë, duke u kualifikuar si kryesues të grupit. Suksesi ndaj Holandës e ka rritur shumë besimin tonë", përfundoi Nicklas Bendtner.
"Çmendet" Bendtner: Mundim Portugalinë dhe Gjermaninë