Poloni-Rusi, formacionet

Sonte në orën 20:45 luhet sfida e zjarrtë e Grupit A,Poloni-Rusi. Ndeshja e cila pritet i kalojë kufijtë e futbollit për shkak të problemeve politike mes dy shteteve pritet ti japë një atmosferë të ndezut kësaj sfide.

Policia polake ka marrë masa të ashpra sigurie pasi mendohet të ketë përplasje mes tifozerive, sidomos pas incidenteve të fundit të ndodhur në Poloni, ku protagonistë kanë qënë tifozët rusë.

polonia">Polonia do të kërkojë fitoren nëse dëshiron të qëndrojë në Euro 2012, ndërsa Rusia me një fitore siguron kalimin për në fazën tjetër dhe eleminon përfundimisht Poloninë, kjo e lidhur edhe me rezultatin e ndeshjes Greqi-Çeki. 

polonia">POLONIA: (4-3-3) Tyton; Piszczek; Wasilewski; Perquis; Boenisch; Murawski; Polanski; Blasczykowski; Obraniak; Rybus; Lewandowski. Tr: F.Smuda

RUSIA (4-2-3-1) Malafeev; Anyukov; Ignashevich; Bezerutski; Zhirkov; Shirokov; Denisov; Zyrianov; Dzagoev; Kerzhakov; Arshavin. Tr: D.Advocaat

ARBITËR: Wolfgang Stark (GJERMANI)

STADIUM: National Stadium Warsaw (POLONI)