E gjithë Danimarka rrezikon dënimin

Pas shënimit të golit ai ka ulur pantallonat dhe ka ngritur fanellën aq sa mjaftonte për të treguar emrin e sponsorit të tij, të shkruajtur tek mbathjet. Por, UEFA duket se nuk ka qëndruar duarkryq dhe ka vendosur që t’I hyjë më në brendësi çështjes. Kështu, qeveria e futbollit Europian, në fakt, ndalon çdo lloj reklame, qoftë ajo okulte, apo qoftë edhe në “dritë të diellit”. 

Dhe, sulmuesi i Danimarkës, Nicklas Bendner tashmë rrezikon, jo vetëm një gjobë të kripur, por edhe penalizimin. Niklas Bendner tani është në “syrin e ciklonit” të UEFA-s, por jo vetëm ai. Ajo që ka komplikuar situatën e sulmuesit ka qenë një komunikatë për shtyp, e dalë nga ana e kompanisë së basteve, emri i të cilës ishte nëmbathjet e bendnerit">Bendnerit. Në këtë tekst, kompania ka shkruajtur fjalë dhe komplimente për sulmuesin danez. 

"Çfarë ndeshje ajo e bendnerit">Bendnerit. Nuk ka dyshim që veshja e të mbathurave me emrin tonë i ka sjellë atij fat", shkruhej në këtë letër. Por duket se, përveç bendnerit">Bendnerit, tek Danimarka ka edhe lojtarë të tjerë të cilët janë gati të nxjerrin sërish emrin e kompanisë në të mbathura nëse shënojnë ndaj Gjermanisë. 

Një gjë e tillë mund të sjellë probleme për kombëtaren daneze.