Xavi: Italia kualifikohet bashkë me ne

Sfida e së hënës mes Spanjës dhe Kroacisë dhe dyshimet për një "akord" të mundshëm mes ekipeve respektive, ku veçohet rezultati 2-2, i cili kualifkon të dy ekipet e mësipërme, vazhdojnë të dominojnë faqet e para sportive në Europë.

Mesfushori katalanas i Spanjës,Xavi Hernandez është shprehur rreth kësaj situate duke qetësuar Italinë se diçka e tillë nuk ka për të ndodhur nga ana e Kampionëve në fuqi të Europës.

"Nuk jemi mësuar të luajmë për 2-2, mentaliteti ynë është gjithmonë fitorja", u shpreh Xavi.

Më pas blaugrana siguroi Axurrët se Italia do të jetë e kualifkuara e dytë e Grupit C pas Spanjës: "Pas nesh, Italia është ajo që më ka impresionuar më shumë. Prandelli ka bërë një Itali shumë të ngjashme me atë që shpallej Kampione e Botës në 2006", përfundoi Xavi Hernandes.