Është vetëm 18 vjeç, por mbrojtësi i majtë i talentuar i PSV Eindhoven është pjesë e 23-shes së Hollandës të Van Marwijk për Euro 2012 dhe me shumë mundësi mund ta nisë këtë kompeticion si titullar.
Jemi duke folur për JetroWilliems, talentin e "Tulipanëve" në këtë Europian, i cili edhe pse është më i riu i "Euro 2012", sipas specialistëve të futbollit, do të jetë supriza e Poloni-Ukrainë 2012.
Williems ka lindur në Rotterdam dhe ka nisur të luajë futboll tepër vonë, 16 vjeç, në një prej akademive më prestigjoze të Hollandës, pas Ajax, Rotterdam. Por edhe pse ishte 16-vjeç, në 3 dhjetor 2010 debuton si titullar me ekipin e parë në kategorinë e dytë në ndeshjen përballë AGOVV duke lënë shije të mirë për teknikët.
Për Williems si kategoria e dytë si e para nuk përbëjnë ndonjë ndryshim. Kështu fiton vendin e titullarit edhe me PSV në Eredivisie dhe më datë 22 mars 2011, edhe pse 17-vjeç pati luksin të shënonte golin e parë në Ligën e parë hollandeze.
Talenti po kërkohet nga shumë klube me emër në Europë por PSV pret përfundimin e Euro 2012 për të vendosur për të ardhmen e tij. /albeu.com/
Pasaporta:
EMRI: Jetro Willems
ROLI: Mbrojtës
VENDLINDJA: Rotterdam
GJATËSIA: 170 cm
DATËLINDJA: 30 Marzo 1994
PESHA: 66 kg
KOMBËSIA: Hollanda
KLUBI: PSV