Federata Italiane: Dënoni Spanjën e Kroacinë


Federata Italiane e Futbollit (FIGC) i ka dërguar një letër UEFA-s ku shfaqin “pakënaqësinë e tyre të madhe” e ndaj tifozëve të Spanjës dhe Kroacisë, të cilët nuk kanë treguar respekt ndaj himnit italian dhe kanë vërshëllyer gjatë këndimit të tij. Për këtë arsye Federata Italiane ka kërkuar që të merren masa ndëshkimore ndaj fyesve të himnit.
Në letrën drejtuar UEFA-s, italinët kërkojnë një dënim publik të këtyre sjelljeve fyese. “Fakti është se sjellje të caktuara duhet të dënohen publikisht, në dritën e vlerave të botës sportive, vlera të cilat UEFA i ka ndjekur gjithmonë si një qëllim kryesor i veprimtarisë së saj.”