Pas barazimit mes Italisë dhe Kroacisë, UEFA ka hapur një hetim për koret raciste të tifozëve kroatë gjatë ndeshjes.Mendohet që Qeveria Europiane e Futbollit mendohet të marrë masa të ashpra ndaj këtij fenomeni por ende nuk është marrë asnjë vendim.
Ndërkohë, Federata Kroate e Futbollit, nëpërmjet një deklarate në faqen zyrtare tëUEFA-s në internet është disatncuar nga këto sjellje anti-sportive të tifozerisë së tyre duke i ftuar të tregojnë anët e tyre njerëzore dhe të lenë pas aktet që nuk i shërbejnë imazhit të popullit kroat.
Gjatë ndeshjes Itali-Kroaci, përveç fëshkëllimave gjatë Hymnit italian, kanë ofenduar disa herë Mario Balotellin duke hedhur banane në fushë dhe duke bërë si majmunë sa herë italiani me ngjyrë kapte topin.