Gina fut Boatengun në shishe

Gina Lisa Lohfink është kthyer sërish të bëjë të flitet për veten në Gjermani, përsa i takon lidhjes së saj me futbollistë.
Modelja, ish-e fejuara e mbrojtësit Arthur Boka, është kapur në shoqërinë e mbrojtësit të Gjermanisë dhe Bajern Mynihut, Jerome Boateng, në orën 03:00 të mëngjesit, në një hotel të njohur të Berlinit.
Nuk dihet nëse ka qenë veçse aventurë e një nate, apo bëhet fjalë për një raport i destinuar të zgjasë për disa kohë.