
Një ndeshje skualifikim dhe 100 mijë euro gjobë. I ka kushtuar shtrenjtë sulmuesit të Danimarkës, Nicklas Bendtner “reklamimi” i të mbathurave gjatë festimit të golit të dytë ndaj Portugalisë në Euro 2012.
Sulmuesi danez, me dashje apo jo, teksa festonte një prej dy golave të tij ndaj Portugalisë, ka treguar markën e të brendshmeve të tij duke irrituar jo pak UEFA-n, e cila nuk i toleron sjelljet e tilla në një eveniment të tillë ku sponsorët janë shumë të rëndësishëm.