Në histori të Evropianëve dhe Botërorëve, janë regjistruar disa rezultate të dyshimta, që i lënë të hapura dyert për dyshime për marrëveshje në mes të kombëtareve.
Rasti i fundit ishte ai në Evropianin 2004, kur Suedia dhe Danimarka luajtën baras, për të shkuar tutje. Se a do të përsëritet ky rast edhe në ndeshjen Spanja – Kroacia, mbetet të shihet.
Uebfaqja eurosport.it e ka publikuar listën e 10 ndeshjeve që konsiderohen si më të dyshimtat në histori të kombëtareve.
Italia – Brazili 2:1: gjysmëfinalja e Botërorit 1938
Gjermania Perëndimore – Gjermania Lindore 0:1: faza e grupeve në Botërorin 1974
Argjentina – Peru 6:0: faza e dytë e grupeve në Botërorin 1978
Austria – Gjermania Perëndimore 1:0: faza e parë e grupeve në Botërorin 1982
Italia – Kameruni 1:1: faza e parë e grupeve në Botërorin 1982
Spanja – Malta 12:1: kualifikimet për Evropianin 1984
Anglia – Irlanda e Veriut 0:0: kualifikimet për Botërorin 1986
Argjentina – Rumania 1:1: faza e grupeve në Botërorin 1990
Brazili – Norvegjia 1:2: faza e grupeve në Botërorin 1998
Suedia – Danimarka 2:2: faza e grupeve në Euro 2004