Sot në orën 18:00 luhet sfida e parë për Grupin B të Euro 2012, Hollandë-Danimarkë. Takimi që zhvillohet në stadiumin Metalist sheh si favoritë “Tulipanët” e Bert Van Marwijk, të cilët janë edhe kandidatë për fitimin e Kampionatit Europian, por edhe skuadra e Morten Olsen nuk duhet nënvlerësuar pasi ka në rradhët e saj talentin CristianEriksen, i cili është i rrezikshëm për aftësitë e tij personale por edhe sepse luan me Ajax dhe e njeh mjaft mirë futbollin hollandez. /albeu.com/
Formacionet:
HOLLANDA: Stekelenburg, Wan Der Wiel; Heitinga; Vlaar; Williems; Van Bommel; De Jong; Robben; Sneijder; Affelay; Van Persie. Tr: Van Marwijk
DANIMARKA: Andersen; Jacobsen; Kjaer; Agger; Poulsen; Zimling; Eriksen; Kuist; Rommedahl; Bendtner; Krohn-Dehli. Tr: Olsen
ARBITËR: Damir Skomina (SLLOVENI)