Klose pranë Barcelonës

Pak ditë më parë "El Mundo Deportivo", gazeta sportive shumë pranë klubit të Barcelonës, raportonte për një interesim të skuadrës katalanase për sulmuesin gjerman të Lazios, Miroslav Klose. Sot shumë site të tjera e vërtetojnë lajmin duke dhënë alarmin për tifozët lacialë.

Gjermanja "Bild" raporton sot se, që në vition 2007, kohë kur Klose luante për BayernMunchen, Barcelona është interesuar për shërbimet e tij, ndërsa tani ka zgjedhur Milito dhe Forlan si zëvëndësues të tij.

Ndërkohë që agjenti i Miroslav Klose nuk ka pranuar të prononcohet për këtë lajm.