Homazhe për Preciadon në El Molino

Tifozët e Sporting Gijon bënë homazhe dhe ndezën qirinj jashtë stadiumit “El Molinon” në kujtim të Manolo Presiados, trajnerit 54-vjecar i cili humbi jetën për shkak të një arresti kardiak.

Ish-trajneri i Sportingut të Gijonit, do të prezantohej sot si trajner i Villarealit, por fatkeqësisht humbi jetën para se emërimi i tij të zyrtarizohej. Manolo Presiado drejtoi Gijonin që nga viti 2006, duke e ngjitur në vitin 2008 në La Liga pas 10 vjetësh, ndërsa gjatë sezonit të fundit u largua për shkak të rezultateve jo të mira. Presidenti i Sportingut, Manuel Vega Arango, e konsideroi vdekjen e Presiados si ngjarje shumë të trishtë që shkaktoi një dhimbje të madhe.