Sipas spekulimeve, Jose Mourinho e dëshironte anësorin gjerman te Real Madridi për të forcuar krahun e djathtë të mbrojtjes, ndërsa Lahm tashmë ia ka dërguar porosinë e qartë teknikut portugez.
“Është vërtet lavdatë e madhe kjo nga një trajner i tillë. Kurrë mos thuaj kurrë, por nëse ai më do, le të vijë te Bayerni. Unë kam kontratë afatgjate dhe ndihem shumë mirë këtu”, ka theksuar Lahm.