Sulmuesi i Gjermanisë, Lukas Podolski, në prag të përballjes më Portugalinë, ka deklaruar se skuadra e tij duhet të ketë kujdes të madh ndaj Cristiano Ronaldos.
“Ne duhet t’i kushtojmë vëmendje të madh Cristiano Ronaldos. Portugalia ka lojtarin më të mirë në botë. Ai është i fortë, por sigurisht se nuk do të mund të na ndalojë neve në garën për trofeun e këtij Evropiani”, ka thënë Podolski.