Superylli i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, ka thënë se skuadra e tij do të bëjë lojë të madh ndaj Gjermanisë.
Portugalia dhe Gjermania do të takohen sonte në kuadër të grupit B të EURO 2012. Sipas Ronaldos, Gjermania është skuadër e fortë dhe favorit për ta fituar trofeun e EURO 2012. Ai beson se Portugalia është e përgatitur mjaft mirë për sfidën kundër Gjermanisë. “Ne jemi këtu për të konkurruar më ekipet më të forta të këtij turneu. Unë kam besim se ne do të bëjmë lojë të madhe”, ka thënë Ronaldo. “Gjermania është pretendentë i fortë për titull. Ata kanë ekipi të shkëlqyer, me lojtar të mëdhenj. Gjermania nuk bazohet vetëm në lojtar individual. Në këtë turne do të triumfojë, ai ekip që është i përgatitur mirë fizikisht dhe taktikisht. Unë shpresoj se ne do të bëjmë një fushatë të madh. Ne do të përpiqemi për të shkuar sa më lartë që është e mundur”, tha ai.