Ibra sms Gallianit

Zlatan Ibrahimovic përveç përfaqësueses së Suedisë në Euro 2012, po mendon nga larg edhe për skuadrën e tij Milan. Ibrahimovic i ka dërguar një mesazh në telefon Adriano Gallianit duke u shprehur i shqetësuar me situatën aktuale tek Milani, ku po flitet për shitjen e Thiago Silvës.
”Jam me Suedinë në Euro 2012. Po përcjell situatën tek Milan dhe ne mund të dobësohemi. Po duket që punët s’janë aspak mirë” shkruan Ibra.
Mediat italiane e komentojnë në mënyra të ndryshme Sms-in e Ibrës, pasi që e shohin atë si një kërcënim për një largim të mundshëm edhe të tij nga Milani.