Toto apo Balo? Kjo është çështja

Një ndër dyshimet më të mëdha për trajnerin e Italisë, CesarePrandelli në vigjilje të ndeshjes së sotme ndaj Kroacisë, e vlefshme për Grupin C të Euro 2012, është se kush do të luajë përkrah Antonio Cassano në sulm: Balotelli apo Di Natale.

Sulmuesi i Manchester City, në ndeshjen e parë ndaj Spanjës (1-1) tregoi se nuk ishte në formën e tij më të mirë teksa gaboi një rast flagrant për gol vetëm për vetëm me Iker Casillas.

Ishte ky rast, i cili detyroi teknikun e Axurrëve ta nxirrte jashtë dhe në vend të tij të hynte Antonio Di Natale. Sulmuesi i Udineses, edhe pse kishte pak minuta në fushë rasti i parë që iu dha e shndërroi në gol duke i dhënë avantazhin e përkohshëm Italisë.

Në disa sondazhe të mediave italiane, italianët preferojnë Toto Di Natale në vend të Mario Balotellit, por zgjedhja është në duart e Cesare Prandellit.