Ikën Maicon, vjen Debuchy

Ka shumë mundësi që Interi të bëjë një ndërhyrje të dyfishtë në merkato për sa i përketkrahut të djathtë të mbrojtjes zikaltër. Sipas të gjitha gjasave, mbrojtësi brazilian, Douglas Maicon, kërkon të braktisë klubin e Massimo Morattit. 

Braziliani kërkohet nga gjysma e klubeve të Europës. Megjithëse duket se pista më e mundshme është Real Madrid, ku trajneri Jose Mourinho do ta priste me krahëhapur. 

Largimin e Maicon zikaltrit mund ta mbulojë me Jonathan, i cili është rikthyer në kampin e Inter, pasi huazimit për një sezon e gjysmë te Parma. 

Por prioriteti kryesor për të zëvendësuar brazilianin e krahut të djathtë, përzikaltrit mbetet mbrojtësi i Lille dhe Kombëtares franceze, Mathieu Debuchy.