Modriç i shpall "luftë" Italisë


Luka Modriç nuk ka frikë. Fantazisti kroat, i cili është nën shënjestrën e shumë klubeve me emër në Europë, i shpallsfidën Italisë në prag të ndeshjes së ardhshme të Grupit C në Euro 2012 pas fitores 3-1 ndaj Republikës së Irlandës.

"Italia është një ekip i madh dhe me shumë eksperiencë por ne do të tentojmë. Mbrojtjaitaliane është shumë ermetike por ne kemi kualitet të madh në sulm. Spanja dhe Italia mbeten favorite megjithëse ne jemi këtu. Na pëlqen të bëjmë një lojë ofensive dhe këtë e patë në ndeshjen përballë Irlandës. Buffon është një lojtar i madh. Pirlo është një ndër më të mëdhenjtë e futbollit, megjithëse idhulli im është Iniesta", deklaroi Luka Modriç në një intervistë për "La Gazzetta dello Sport". 

Itali-Kroaci luhet ditën e enjte, datë 14 qershor në orën 18:00.