Joachim Loew:Të jemi të kujdesshëm ndaj Portugalisë


Trajneri kombëtares gjermane Joachim Loew ka kërkuar nga skuadra e tij të tregohen shumë të kujdesshëm në ndeshjen kundër Portugalisë pasi Iberiket kanë një skuadër shumë të talentuar.
“Portugalia ka kapacitet për të mposhtur çdo skuadër”,tha Loew
“Ata kanë lojtarë shumë të mirë, të cilët luajnë në klube të mëdha. Ata kanë shkuar gjithmonë lart në tornet e fundit.”
“Cristiano Ronaldo është fantastikë dhe mund ta vendos ndeshjen,po ashtu Nani dhe Pepe janë lojtarë të fantastikë.”