Këtë verë shkruajmë historinë

Mesfushori i Barcelonës dhe Kombëtares së Spanjës, Cesc Fabregas shpreson që të luajë një rol të rëndësishëm për Kampionët e Europës dhe Botës në finalet e "Euro 2012". Katalanasi zbuloi se ndihet mirë fizikisht dhe mentalisht, ndërsa është i etur për të bërë historime Spanjën, duke fituar tre turnetë më të mëdha radhazi. 

Mesfushori pret të shërohet plotësisht nga lëndimi, edhe pse ka insistuar se është gati për një turne rraskapitës, ku beson se "La Roja" do të ketë një objektiv madhor mbi kurrizin e vet, mbrojtjen e titullit. 

"Unë jam optimist përpara fillimit të fazës finale të Europianit. Fizikisht jam mirë, edhe mentalisht jam i fortë. Shpresoj që të jem një njeri i rëndësishëm për kombëtaren e Spanjës, ashtu sikurse kam qenë edhe në Europianin e vitit 2008. Ne duam të bëjmë histori këtë verë, të bëhemi ekipi i parë që fitonEuropian, Kupë Bote dhe sërish Europian, në mënyrë të trefishtë, radhazi. Megjithatë, kjo nuk do të jetë e lehtë. Gjithkush dëshiron ta mundë Spanjën në këto finale, sepse jemi favoritë", u shpreh Fabregas, citon "El Mundo Deportivo".

Spanja bën pjesë në Grupin C të "Euro 2012" së bashku me Italinë, Kroacinë dhe Irlandën. Ndërsa ndeshjen e parë do ta luajë të dielën përballë Axurrëve të Cesare Prandelli.