Forlan e Lucio te Fenerbahçe

Sipas asaj që raportojnë mediat turke, Fenerbahçe po mendon të sjellë në Stamboll sulmuesin uruguajan të Inter, DiegoForlan. Ish sulmuesi i Atletico Madrid nuk mundi të përshtatej në ambjentin zikaltër dhe klubi i Massimo Morattit po vlerëson të gjitha ofertat që po vijnë në adresë të amerikano-jugorit.

Te Fenerbahçe, Forlan mund të rigjejë Lucion, i cili pas largimit nga Inter duket shumë pranë akordit me klubin e Stambollit.