Kuyt: Duhet ta mposhtim Danimarkën


Sulmuesi i Holandës, Dirk Kuyt ka thënë se skuadra e tij duhet të shënojë patjetër fitore në ndeshjen e parë në Euro 2012, kundër Danimarkës, pasi tre pikë nga ky takim janë deçizive për këtë skuadër.
“Kupa e Botës ka treguar shumë mirë sesa e rëndësishme është që të fitosh ndeshjen e parë”.
“Ne duhet të bëjmë këtë gjë përsëri. Danimarka tani është shumë më e fortë. Ata kanë fituar pesë nga gjashtë takimet e fundit kundër Portugalisë, që do të thotë se kanë një skuadër shumë të fortë”, tha Kuyt për NU Sport.