Robert Lewandowski nuk kishte mënyrë më të mirë për tu prezantuar në Euro 2012, teksa në ndeshjen hapëse të këtij evenimenti, përballë Greqisë shënoi golin e parë për Poloninë dhe të parin për këtë Kampionat Europian.
Kjo gjë, sipas "Tuttosport", ka goditur edhe, trajnerin eJuventus, Antonio Conte, i cili e ndoqi live ndeshjen në National Stadium Warsawa së bashku me Drejtorin Sportiv Paratici për të ndjekur nga afër sulmuesin e Borussia Dortmund.
Juventus për të marrë 23-vjeçarin polak duhet të mposhtë Manchester United, të cilit tekniku Smuda ia ka shitur tashmë sulmuesin.
Kartoni i Robert Lewandowski kap vlerën e 20 milionë eurove.