Portieri Manuel Neuer ka thënë se Gjermania është e vetëdijshme për kualitetet e futbollistëve holandez, para përballjes së tyre të mërkurën në xhiron e dytë të Grupit B.
“Jam rritur në Westfalen, që është afër kufirit me Holandën. Po ashtu kam qëndruar atje për pushime dhe kam luajtur me shumë futbollistë holandez në Schalke. Në Bayern luaj me Robbenin”, deklaroi Neuer për dfb.de.
“Besoj se si skuadër e njohim shumë mirë Holandën dhe jam i lumtur që do të ndeshemi me ta”, përfundoi ai.