Euro 2012, rrezik për çiftet


Shumë çifte janë duke kërkuar divorcin. Shkaku: Euro 2012. Ndërkohë, më së shumti janë duke përfituar avokatët, të cilëve u ka shtuar puna gjatë kësaj gare futbolli.
Tashmë është bërë klishe ajo çka është duke u shkruar për ndarje të bashkëshortëve gjatë Evropianit. Pasi që burrat janë dashuruar vetëm në futboll dhe kanë humbur interesimin për shumëçka, përderisa gratë e “këqija” janë duke bërtitur dhe janë duke u ofruar burrave të tyre divorcin …, vetëm pse një mashkull është i ulur në një sofa dhe gjatë krejt javës është duke shikuar futboll në televizor.
Natyrisht, që ju femrat jeni të nervozuara në burrat tuaj, që nuk dinë tjetër përveç të shikojnë futboll. Nuk është çudi që gjatë këtij Evropiani janë duke u sjellë sikur të ishin të lirë, sikur mos të kishin asnjë përgjegjësi për familje, fëmijë dhe, sidomos, gruan.
Durim, femra të dashura, se Euro 2012 nuk do të zgjasë tërë vitin, por vetëm edhe pak ditë. Një burrë, para disa ditëve, ia kishte ndaluar gruas së vet të hyjë në sallon dhe ta pengojë atë kur ishte duke shikuar ndonjë ndeshje të futbollit. Por, nëse femrat vijnë në këtë situatë, atëherë ato kanë vetë faj.
Ndonëse gjinia e bukur nuk është adhuruese e mëdha e futbollit, ajo gjatë Evropianit nuk ka nevojë të shikojë 22 lojtarë duke vrapuar pas një topi, por të punojë më shumë për vete, të shkojë për të blerë nëpër dyqane, apo t’i vizitojë shoqet e veta.
Për t’i qetësuar nervat, ato mund të qepin rrobat apo t’u bërtasin fëmijëve të pafajshëm.
Nuk është duke i kuptuar askush këto femra, të cilat gjithmonë kur ka kampionate botërore në futboll i kaplon kriza bashkëshortore.
Pse problemet bashkëshortore ato gjithmonë kanë dëshirë t’i diskutojnë pikërisht gjatë rrjedhës së kampionatit. Pasi që përfundon Evropiani, atëherë edhe burrat janë më të relaksuar për të biseduar për probleme, ndërsa gjatë kampionatit ata dëshirojnë vetëm të festojnë.
Disa emisione televizive, në të cilat janë duke u pasqyruar problemet bashkëshortore gjatë Evropianit, janë për të mos u besuar, por ato janë të vërteta. Në një kanal televiziv në Poloni, një burrë i cili tërë ditën ka shikuar futboll nuk ishte në gjendje ta dërgojë djalin e tij në krevat për të fjetur.
Ndërkohë, gruaja e tij fillon menjëherë të grindet me të. Aq shumë grindeshin, saqë jo vetëm fqinjët, por edhe një pjesë madhe e lagjes i ka dëgjuar ata. Por, pasi që ata ishin drejtpërsëdrejti në televizor, sigurisht që me qindra mija njerëz i kanë parë duke u grindur.
“Unë mendoj se janë çifte të rralla ato që grinden gjatë Botërorit. Të paktën shpresoj që është kështu”, ka thënë psikologu Guido Classe.
Tashmë është bërë klishe. Gjithmonë kur zhvillohet Kampionati Evropian e Botëror në futboll, gratë fillojnë të grinden me burrat e tyre.
“Arsyeja e vetme është që ato nuk janë mësuar që burrat e tyre të jenë të përqendruar diku tjetër. Por, kjo ndodh vetëm njëherë në 4 vjet”, ka shtuar psikologu.
Ai thotë se këtë fenomen nuk e ndien për fat të mirë, ngase prindërit e tij ishin që të dy adhurues të mëdhenj të futbollit . “Evropiani është një ngjarje shumë e mirë, jo vetëm për mua, por për të gjithë, edhe për ata që nuk e duan shumë futbollin”, ka pohuar Classen.
“Pse nuk uleni njëherë së bashku për t’i shikuar ndeshjet? Pastaj, mendoj që edhe Evropiani do të shkojë më mirë për lidhjen tuaj”, ka thënë Classen.
Por, ata që më së shumti përfitojnë nga kjo gjende e keqe ndërmjet gruas dhe burrit janë pa dyshim avokatët, të cilët janë duke fituar shumë para në këtë Evropian duke përfaqësuar njërën apo tjetrën palë kur kërkojnë divorcin.