Anësori i Portugalisë i është kundërpërgjigjur kritikave që kanë arrdhur rreth kësaj skuadre, për shkak të humbjes ndaj Gjermanisë.
“Unë nuk mendoj se çfarë thonë të tjerët. Është normale, dhe kritikat kanë ardhur disa herë. Është normale , është më lehtë të kritikojnë sesa të ndihmojnë”.
“Unë mendoj vetëm për kombëtaren time. Nëse ne mund t’i japim kënaqësi njerëzve, është mirë, por nëse ne nuk mundemi, ne duhet të dimë se kemi dhënë më të mirën. Ne nuk jemi makinë”, tha Nani për reporterët.