Torres nuk ankohet pse është rezervë tek Spanja


Dikur një ndër qendër sulmuesit e parë të kombëtares së Spanjës, Fernando Torres tani është rezervist i “furisë së kuqe”, ndërsa mundësinë e parë për tu paraqitur në Kampionatin Evropian e ka marrë vetëm në minutën e 74-të të ndeshjes kundër Italisë.
Edhe pse hyri pothuajse në minutat e fundit të ndeshjes, Torres pati dy mundësi të mëdha për ti sjellë fitoren kombëtares së tij, së pari  e mashtroi Bouffon dhe më pas ishte shumë egoist.
“Unë nuk jam zemëruar pse kam qëndruar në stolin për rezerva. Gjithmonë vetëm rezultati është i rëndësishëm. Është mirë që Fabregas e barazoi rezultatin shumë shpejtë, sepse po të vazhdonte më gjatë epërsia e Italisë do të ishte shumë më e vështirë për ne”, ka thënë Torres.
Derbi i grupit C përfundoi me rezultat të barabartë, 1-1 ku për kombëtaren italiane shënoi Antonio Di Natale ndërsa për kampionët aktual të Evropës, mesfushori Cesc Fabregas.
Spanja në ndeshjen e dytë të grupit, e cila do të zhvillohet më 14 qershor, do të luaj kundër Republikës së Irlandës, e cila u mposht në fillim të kampionatit nga kroatët me rezultat 3:1.