Nasri kritikon mediet franceze


Mesfushori Samir Nasri ka kritikuar të përditshmen franceze L’Equipe pas barazimit të Francës me Anglinë, 1-1 në ndeshjen e tyre të parë në kuadër të Grupit D në Euro 2012 të hënën.
Mesfushori i Manchester Cityt shënoi golin e barazimit në minutën e 39-të dhe e festoi atë duke bërë me shenjë ‘mbylleni gojën’ në drejtim të sektorit të gazetarëve në stadiumin në Donetsk.
Në përpjekje për të sqaruar reagimin e tij, Nasri kritikoi atë që ai e sheh si mungesë të përkrahjes ndaj ekipit nga mediet franceze.
“Reagimi im ishte për mediet franceze dhe jo për ata që nuk më kanë kritikuar. L’Equipe ka qenë shumë jomiqësore ndaj meje dhe ka shkruar shumë gjëra të këqija”, tha Nasri para gazetarëve.
“Para Evropianit, synimi duhet të jetë ndihma e skuadrës për paraqitje të mirë”, përfundoi ai. Franca takohet me bashkënikoqirin Ukrainën në ndeshjen e saj të dytë në kuadër të Grupit D të premten.