Robben: Holanda mundet, dhe do të fitojë


Arjen Robben beson se ndeshja e ardhshme e Holandës në kuadër të Grupit B në Euro 2012 kundër Gjermanisë të mërkurën do ti rikthejë ata në rrugën e duhur pas humbjes në duelin e parë me Danimarkën.
“Kundër Gjermanisë është ndeshja vendimtare”, tha Robben për AD.nl. “Por, ne ende jemi optimist. Ne mundemi dhe do të fitojmë. Nëse e bëjmë këtë gjithçka do të jetë në rregull dhe pastaj mund të vazhdojmë përpara”, përfundoi ylli i Bayern Munichut.
Në xhiron e parë, Holanda humbi 1-0 nga Danimarka, rezultat me të cilin Gjermania mposhti Portugalinë.