Obama pret kampionët e Super Bowl

Si një dashamirës i njohur i sportit, presidenti amerikan Barack Obama priti në Shtëpinë e Bardhë fituesit e Super Bowl, ekipin e New York Giants.
Obama mbajti një fjalim përpara lojtarëve ku përgëzoi skuadrën për suksesin dhe performacën jo vetëm në finalen e Super Bowl por të gjithë sezonin në Ligën Amerikane të Futbollit. Në fund të ceremonisë, shefi i Shtëpisë së Bardhë mori edhe fanelën e Giants me emrin e tij dhe me numrin 44.