Defoe ribashkohet me kombëtaren e Anglisë


Jermain Defoe është kthyer në kampin e anglisë pasi të enjten në mëngjes ishte bashkuar me familjen pas vdekjes së të atit.
Sulmuesi i Tottenham arriti përsëri në bazën e ekipit  në Krakov dhe ka marrë pjesë në seancën e trajnimit në mëngjesin e së shtunës.
Edhe pse deklarata fillestare e Defoe ka qenë se do të ribashkohet skuadër në kohën e duhur,shumë pak kanë menduar se ai mund të jetë gati për lojën me Francen por ja ai është kthyher më heret se sa pritej.
Pë 29-vjeçarin ky do jetë  Kampionati i parë europian ndërsa ka  shënuar 15 gola në 47 paraqitje për Tre Luanët.