Pas largimit nga Milani, ku arriti të fitonte pothuajse gjithçka, Andrea Prilo po kalon një tjetër moment të mrekullueshëm, këtë herë në radhët e Juventusit, ku ka arritur të marrë edhe titullin kampion në Serinë A. Edhe pse mesfushori është shprehur se do të vazhdojë aventurën e tij me bardhezinjtë, sinjale të qarta në drejtim të tij vijnë nga Franca, atje ku Carlo Ancelotti vazhdon të ëndërrojë ta ketë nën urdhrat e tij futbollistin.
Trajneri ka punuar te Milani me lojtarin dhe ja njeh mjaft mirë aftësitë dhe tashmë ka nisur tratativat për ta bërë atë pjesë të PSG-së. Aktualisht nuk mund të flitet për kontakte zyrtare mes palëve, duke qenë se Prilo është nëEuro 2012, në të cilin po bën një paraqitje mjaft të mirë.
Megjithatë, një problem që mund të lindte në këtë kalim është kontrata e mesfushorit, i cili ka firmosur për tri vite me Juventusin dhe përfiton 3.5 milionë euro në sezon. Sigurisht që për PSG-në paratë nuk janë problem, portrajneri Conte, nga ana tjetër, pritet të mos e lejojë në asnjë mënyrë transferimin e futbollistit të tij.