Punëtoret bllokojnë rrugën për stadium


Qindra punëtorë të konstruktimit e bllokuan njërën prej rrugëve kryesore të stadiumit të futbollit në qytetin Gdansk të Polonisë, para ndeshjes, në Kampionatin Evropian ‘Euro 2012’. Ata ishin të vendosur, pasi nuk u janë paguar paratë për punën e tyre të bërë në rrugë.
Protestuesit përdorën kamionë dhe bagerë, për ta bllokuar qasjen në rrugën drejt stadiumit të ri Arena Gdansk, disa orë para ndeshjes që u zhvillua të hënën mbrëma ndërmjet Kroacisë dhe Spanjës. Por, kjo nuk i pengoi shumë tifozët për të arritur deri tek stadiumi, sepse rrugët tjera ishin të lira dhe protestuesit nuk i penguan autobusët publikë.
Punëtorët thanë se Hydrobudowa Polska SA, kompania e cila e udhëhoqi ndërtimin e rrugës dhe projektet tjera që lidhen me ‘Euro 2012’, ua ka borxh të kontraktuarve 14,5 milionë dollarë, për punën që e kanë bërë. Në transparentet e tyre shkruante ‘Vjedhacak’ dhe ‘Hydrobudowa, na jep paratë e punës’. Kompania së fundmi është duke luftuar me falimentimin.