Ndersa burri shikonte ndeshjen,gruaja e ben milioner


E lodhur nga ‘Euro 2012’, një grua irlandeze fitoi një milion funte duke luajtur ‘bingo online’. Derisa burri i saj, Terry Goodman po e përcillte në televizor ndeshjen Republika e Irlandës – Spanja, Lisa Potter e provoi fatin e lotarisë në internet dhe ‘ia deshi’. Ajo thotë se në fillim nuk u besoi syve.
Si shumica e meshkujve, Terry Goodman e do futbollin. Prandaj, ai u ul për ta shijuar ndeshjen e Republikës së Irlandës ndaj Spanjës të enjten që shkoi, në fazën e grupeve të kampionatit evropian ‘Euro 2012’. Derisa ai po e shijonte lojën, gruaja e tij, Lisa Potter vështroi dhe e mori laptopin e saj.
Por, në vend se të hulumtonte për rroba apo të lexonte e-mal, siç bëjnë shumica e grave në botë, ajo vendosi 5 sterlina në lotarinë online ‘Bingo’ dhe numrat e saj ishin me fat. Ajo fitoi plot 1,364,745.23 sterlina, të mjaftueshme për ta blerë gishtin e madh të këmbës së Fernando Torresit.
“Kisha minuta të lira dhe dëshiroja të isha larg futbollit, kështu që vendosa të kyçesha”, thotë Lisa nga Witney, Oxfordshire, për ‘Daily Mirror’. “Sapo e pash shumën e xhek-potit, mendova se është një shumë me vlerë. Më pas nuk mund t’u besoja syve të mi kur u tha se fituesja isha unë”, shtoi gruaja me fat.
Tash Lisa është duke menduar se si t’i shpenzojë paratë e majme që i fitoi nga lotaria. “Do të shkojmë në pushime luksoze, do ta blejmë një veturë të mirë dhe një shtëpi të re”, tha Lisa e lumtur.
Sigurisht, ajo e ka gëzuar tej mase edhe bashkëshortin Terry dhe tre fëmijët e saj, të cilët po ashtu nuk besonin se ishin bërë milionerë për një natë. Sido që të jetë, Lisa kishte fat në natën kur asnjëri nga irlandezët nuk pati. Spanja e ‘shkatërroi’ Republikën e Irlandës me rezultat 4:0.