
"Po të kisha një valixhe plot me para, unë do të vendosja bast për Portugalinë dhe Spanjën për triumf në Euro 2012. Nuk dua të jem hipokrit. Jam me shpresa të mëdha në lidhje me shanset tona, por pas Portugalisë, unë do të favorizoja Spanjën", ka thënë Ronaldo për të përditshmen madrilene "Marca".
"Spanjollët janë favoritë për të fituar Euro 2012. Ata janë një nga ekipet më të forta dhe kanë gjasa të mëdha për të hyrë në finale. Karles Pujol dhe David Vila janë mungesa të mëdha, por ata që do t’i zëvendësojnë do të bëjnë një punë të mirë sepse Spanja ka një bazë me futbollistë shumë të mirë", u shpreh CR7.
"Vicente Del Bosque do të mund të krijonte dy ekipe kombëtare dhe të konkurronte për titull me të dyja", ka shtuar Ronaldo.
Spanja e fillon aventurën e saj në Euro 2012 me ndeshjen e Grupit C kundër Italisë, më 10 qershor. Ndërkohë, Portugalia do të fillojë fushatën në Euro 2012me ndeshjen kundër Gjermanisë, më 9 qershor, në Grupin B.